Kryetari i Vushtrrisë: Sot është një ditë e madhe për gjithë kombin shqiptar
Lexohet për: 1 min.
17 Idrizi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" ka bërë edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me Shoqatat e dala nga lufta dhe familjet e dëshmoreve.

Kryetari Idrizi ka thënë se sot është një ditë e madhe, e veçantë dhe historike, jo vetëm për Kosovën por për gjithë kombin shqiptar.

"Sot është një ditë e madhe, e veçantë dhe historike, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë kombin shqiptar, prandaj jemi këtu pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari për këtë familje, për të nderuar sakrificën që bëri kjo familje bashkë me dëshmorët e tjerë të kombit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" sot kanë bërë personalitete të ndryshme nga vendi dhe rajoni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025