Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, bëri të ditur se i është drejtuar me shkresë zyrtare Kompanisë së Ujësjellësit Prishtina, ku i kërkohet që punimet që ata i realizojnë të mos bëhen gjatë orareve të pikut të trafikut dhe njëherësh të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë.
Postimi:
Për këtë qëllim, ne i jemi drejtuar me një shkresë zyrtare, përmes së cilës kemi kërkuar që, përveç rasteve emergjente ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, këto punime të mos realizohen gjatë orareve të pikut të trafikut
Dhe të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë.