Kryetari i Gjykatës Komerciale takoi përfaqësues të Misionit të FMN-së
Lexohet për: 2 min.
DSC_5221
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës Mahir Tutuli gjatë një takimi sot me  përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor – Departamenti Evropian të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka njoftuar këta të fundit mbi  efektet dhe pritjet pozitive që synohet të ketë kjo gjykatë në zgjidhjen e kontesteve ekonomike/biznesore, dhe atyre gjyqësore me investitorët e huaj.

Gjatë këtij takimi, kryetari Tutuli informoi të pranishmit se Gjykata nuk i ka plotësuar ende të gjitha pozitat e përcaktuara me organogramin e gjykatës, si pasojë e mungesës së buxhetit për këtë gjykatë.

Ndërsa, Ezgi Ozgul – Ozturk shprehu interesimin e Misionit Konsultues të FMN, lidhur me funksionimin e Gjykatës Komerciale, ngarkesën me lëndë, numrin e gjyqtarëve dhe stafit administrativ të gjykatës, statistikat e gjykatës sipas llojit dhe departamenteve përkatëse, pengesat dhe sfidat me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata Komerciale, pritjet në zgjidhjen e kontesteve ekonomike, si dhe për ndikimin që mund të ketë Ligji i ri i Pagave në sistemin gjyqësor.

Gjatë këtij takimi po ashtu u diskutua për planet e gjykatës për përmirësimin e efikasitetit të gjykatës, numri e gjyqtarëve të angazhuar dhe ngarkesën me lëndë, progresin në krijimin dhe zgjerimin e Gjykatës Komerciale, si dhe raportet statistikore për periudhën prej funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, thuhet në një komunikatë për media të Gjykatës Komerciale të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025