Kroacia shpreh interesim për blerjen e HIMARS
Lexohet për: 2 min.
fgewfew
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kroacia ka shprehur interesimin për të blerë armën më të fuqishme që ka pasur ndonjëherë ushtria e saj tokësore, është raportuar jo zyrtarisht.

Pas blerjes së avionëve luftarakë Rafale, sistemit antiajror Mistral dhe kontraktimit të helikopterëve shtesë Black Hawk, fokusi është në pajisjen e forcave tokësore me sisteme të reja të fuqishme me rreze të gjatë veprimi me fuqi të lartë zjarri.

Sipas mediumit kroat Jutarnji List, deri në fund të këtij viti mund të nënshkruhet një kontratë rreth 300 milionë dollarë me SHBA-në për blerjen e raketës M142 HIMARS, e cila do të ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e ushtrisë kroate.

Sipas informacioneve të disponueshme, negociatat me SHBA-në kanë zgjatur rreth dy vjet dhe është duke u prokuruar një sistem krejtësisht i ri.

Përfundimi i blerjes pritet në katër vjetët e ardhshëm dhe pagesa me siguri do të bëhet me paradhënie dhe këste mujore. Pritet që të blihen raketa me rreze të gjatë.

HIMARS përfshin një kamion, një sistem kontrolli zjarri dhe një kontejner me një kapacitet prej gjashtë raketash. Në Evropë, sipas informacioneve të disponueshme, vetëm Polonia, Rumania dhe Ukraina posedojnë HIMARS.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024