Kroacia e Shqipëria ndajnë pikët në spektaklin e futbollit
Lexohet për: 1 min.
5-P1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria ka arkëtuar pikën e parë në Kampionatin Evropian Euro 2024, teksa sot ka barazuar me Kroacinë me rezultat 2-2.

Kuqezinjtë e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, madje ishin superior ndaj Kroacisë në pjesën e parë. Të përzgjedhurit e Silvinjos e gjetën golin e avantazhit pas vetëm 11 minutave lojë kur Qazim Laçi shënoi për 1-0 me kokë pas asistimit nga Jasir Asanin, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë, raporton KosovaPress.

Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Shqipërinë, por 15 minutat e fundit të ndeshjes ishin fatale. Në minutën e 74’, shifrat në 1-1 Kramaric, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Gjasula realizoi autogol për t’i dhënë kështu goditjen fatale Shqipërisë.

Kur po mendohej se Shqipëria po pësonte humbjen e dytë në këtë grup, në skenë doli Gjasula duke barazuar 2-2 në minutat shtesë.

Me këtë barazim, ka një pikë në grupin B duke u renditur e treta në grupin B, ndërsa do ta zhvillojë edhe ndeshjen e fundit të grupit, atë kundër Spanjës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024