Kroaci: Dhëndri vret vjehrrën, godet gruan në qafë - mbyt veten para policisë
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Bjellovar, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili është dërguar në spitalin e qytetit.

Policia kroate tha se bëhet fjalë për një vdekje të dhunshme dhe se hetimet po vazhdojnë.

Mediat kroate raportojnë se një burrë ka vrarë vjehrrën dhe ka goditur me thikë në qafë gruan e tij. Gruaja e tij u dërgua me ambulancë me plagë të rënda në spital dhe dyshohet se ai u vetëvra para policëve që kishin dalë në vendin e krimit.

“Hipa në makinë dhe dëgjova një britmë që vinte nga fundi i rrugës, ndalova për një moment, u ktheva, nuk pashë asgjë, mendova se ndoshta në shtëpi kishte një mosmarrëveshje bashkëshortore, ndoshta fëmijët po luanin, e ndeza makinën dhe u largova, nuk munda të kaloj nëpër rrugë për shkak të policisë,” tha një banor i lagjes për mediat kroate.

“Po, edhe unë kam dëgjuar një britmë, policia ka ardhur shumë shpejt”, tha shkurt një fqinj tjetër.

"Dëgjuam se aktorët ishin vjehrra, vajza dhe dhëndri, të gjithë kanë versionin e tyre të historisë”, tha fqinji. Ajo shtoi se nuk e njeh familjen, sepse vjen për vizitë herë pas here. “Ata janë relativisht të rinj, rreth 50 vjeç dhe supozohet se kanë një djalë”, shtoi ajo.

Fqinjët e burrit thonë se ai normalisht ishte gjithmonë i qetë. Fqinjët thonë se me sa dinë ata nuk ka pasur asnjë problem më parë dhe as policia nuk ka ardhur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024