Kristo asnjë fjalë për ankesën e Kurtit për lëvizjen e lirë
Lexohet për: 2 min.
16.5 (2)
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ajo më 30 prill, zyrtarisht ka dërguar drejt Komisionit Evropian listën e reformave me hapat e ndërmarrë për implementimin e planit të rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor.

Ajo tha se nga takimi i tyre i fundit i cili ka qen në gjatë muajit shkurt në Tiranë, BiH me vendimin e Këshillit të Evropës ka bërë  dhe ka hapur një kapitull të ri, kur bëhet fjalë për procesin e integrimit në BE.  

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në - dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë asnjë koment për pakënaqësinë që ka shprehur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, për të cilën kemi rënë dakord 18 vjet më parë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024