Krasniqi për Kurtin: Sot prishet edhe me Maqedoninë
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë dhe Çair.
Ai e ka kritikuar shefin e ekzekutivit, sipas tij, për prishje të raporteve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Sot prishet edhe me Maqedoninë. Dhe dikush do të thoshte ‘për arsye kombëtare’... e pastaj ti e kujton që para pak kohe është prishur edhe me Shqipërinë. E kujton që para pak muajsh, bash në Maqedoni, e pranoi Asociacionin. Dhe të kujtohet që edhe Amerikën e BE-në i qoi në prehërin e Serbisë... e militanti prapë flet për kombin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kurti ka vizatuar të premten Çairin dhe Tetovën, komuna këto të banuara me popullatë shqiptare.
Ai ka qëndruar atje me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu dhe atij të Tetovës, Bilall Kasami.
Në Çair, Kurti ka marrë pjesë në
përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi.
Në Tetovë Kurti është pritur me flamuj e simbole kombëtare shqiptare.
Pas kësaj, ka reaguar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili kërkuar që organizatorët të sanksionohen për “provokime nacionaliste”.