Krasniqi: Masakra në Mejë tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë
Lexohet për: 1 min.
440767727_942130563952341_3225988681466921242_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës më 27 prill 1999, duke lënë 376 shqiptarë të masakruar. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në 25-vjetorin e masakrës, ka thënë se Meja është e vërteta e Serbisë dhe e vërteta e luftës së Kosovës. “Pleq, burra e fëmijë të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur. Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës.

Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë. Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024