Krasniqi: Kosova të ketë vend meritor dhe perspektivë të qartë evropiane
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Bruksel zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon dhe procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Krasniqi edhe në këtë takim ka kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Krasniqi i kërkon Lajçakut të ndikojë në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës - KosovaPress

Memli Krasniqi: Kërcënimet ndërlidhen me situatën e tensionuar në veriun e vendit - KosovaPress

Krasniqi: Statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024