KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare deri më 26 qershor, certifikimi deri më 6 korrik
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare deri më 26 qershor, certifikimi deri më 6 korrik
Elezi112345
08/06/2026 - 18:06
Linku u kopjua

Pas ditës së zgjedhjeve, aktivitetet e procesit zgjedhor përqendrohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku zhvillohen procedurat e verifikimit dhe numërimit të votave që çojnë deri te shpallja e rezultateve përfundimtare.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të trajtohen kategoritë e tjera të votave.

“Në Qendrat Komunale të Numërimit do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike të evidentuara në formularët e rezultateve të numërimit që është bërë në vendvotime të rregullta pas përfundimit të votimitdhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit; fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta që realizohet jashtë vendvotimeve. Në këtë Qendër, me vendim të KQZ-së do të bëhet rinumërimi i 10% të vendvotimeve nga secila komunë, por mund të ketë edhe rinumërim të ndonjë vendvotimi nëse për këtë vendosin PZAP apo Gjykata Supreme… Sipas planifikimeve të vendosura në planin e aktiviteteve, në rast se nuk ka ankesa, shpallja e rezultateve përfundimtare planifikohet të bëhet deri më 26 qershor. Ndërkaq, certifikimi i rezultateve përfundimtare dhe njëkohësisht përmbyllja e procesit zgjedhor, planifikohet të bëhet deri më 6 korrik.  “, tregoi Elezi.

Sipas tij, të gjitha aktivitetet që zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duhet të përmbyllen para shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Gjithashtu, Elezi tregoi se mes shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të tyre, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme parasheh proces ankimor për subjektet politike dhe kandidatët ndaj rezultateve që shpall KQZ.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026