Në mbledhjen 33-të në vitin 2023 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që u mbajt sot (e mërkure), partia politike “Srpska Demokratija” është regjistruar zyrtarisht në Republikën e Kosovës.
Në këtë mbledhje gjithashtu u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës me 29 nëntor të këtij viti ka kërkuar nga KQZ-ja rreth 700 kuti të votimit të cilat do të përdoren për Regjistrimin e Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS).
Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ-së tha në një deklaratë se ka pranuar 4 e-maile nga disa qytetarë me kërkesë të largimit të kryetarit të 4 komunave veriore. Ai tha se përgjigjen qytetarët do ta marrin shumë shpejt duke u bërë e ditur edhe publikisht.
Në rend të propozuar të ditës ishte shqyrtimi dhe votimi i dy proces verbaleve 31 dhe 32 , aktivitete të zyrës, raportet e këshillëve, të cilat u miratuan. /A. Shala/