KQZ-ja përditëson rezultatet preliminare, këto janë votat e partive politike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
dr
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka përditësuar rezultatet preliminare të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit nga numërimi i të gjitha vendvotimeve sa ishin 2533 në tërë komunat.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342 mijë e 281 vota apo 40.80% , PDK ka marrë 184 mijë e 811 apo 22.03%, pasuar nga LDK-ja e cila ka marrë 147 mijë e 888 apo 17.63% dhe koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, ka marrë 62 mijë e 588 apo 7.46%.

Deri më tani nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025