Kosovë-Shqipëri pa kufi, edhe këtë fundjavë qindra qytetarë lëvizin pa kontrolle
Lexohet për: 2 min.
Kufiri Morine - Vermice (10 of 27)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Edhe këtë fundjavë qindra qytetarë të Kosovës që po hyjnë në territorin e Shqipërisë po lëvizin lirshëm pa kontrolle në pikat kufitare. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se aplikimi i këtij plani ka dhënë efekte të menjëhershme duke shtuar numrin e personave që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri gjatë fundjavës.

Fundjava në pikën kufitare të Morinës në Kukës ka nisur me një fluks të lartë të qytetarëve  të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdet.

Lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.

Nga kufiri ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim liberalizimi i kufijve gjatë fundjavave,  e që sipas tij  ka dhënë efektet e menjëhershme.

"Prej dy javësh kemi një liberalizim në fundjavë të kufijve dhe kjo ka sjellë rritjen e numrit të njerëzve që lëvizin si nga Shqipëria drejt Kosovës dhe nga Kosova drejt Shqipërisë. E shikoni tani, janë orët e pikut të mëngjesit që zakonisht lëvizjet janë shumë të mëdha dhe nuk ka absolutisht një makinë që pret."

Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta proçedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.

"Nga të dhënat që kemi, vetëm duke liberalizuar këtë lëvizje për këto dy javë, të shtunave dhe të dielave ka një rritje me 15% më tepër sesa ku kishte kontrolle."

Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle  në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator./OraNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024