Kosovarët ballafaqohen me plot barriera, rrëfehet kryetari i Odës Ekonomike në Maqedoni të Veriut
Lexohet për: 3 min.
mendi-qyra-010524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Heqja e barrierave doganore, e drejta ligjore për të blerë patundshmëri nga qytetarët e Kosovës, liberalizmi i fuqisë punëtore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë disa nga kërkesat që po i bëhen vazhdimisht qeverive të këtyre dy shteteve për t’i realizuar për qytetarët e këtyre dy vendeve. Kështu ka theksuar për KosovaPress, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriu, Mendi Qyra.

Qyra derisa ka renditur disa nga sfidat që po ballafaqohet ky shtet, thotë se dy vendet duhet të jenë më bashkëpunues në mënyrë që të rritet ekonomia e tyre. Ndërsa, thekson, problematikë në Maqedoninë e Veriut është se ‘qytetaret nga Kosova nuk kanë të drejtën ligjore të blejnë patundshmëri atje’, për çfarë uron që qeveria e ardhshme e këtij shteti të punojë në këtë drejtim.

Ai derisa pret që qeveria e ardhshme e Maqedonisë së Veriut të jetë më bashkëpunuese me bizneset dhe qytetarët, thotë se masat që ka ndërmarrë qeveria pas luftës në Ukrainë që shkaktuan me inflacion nuk dhanë rezultate efektive, pasi sipas tij,  janë mbyllur rreth 3 mijë e 500 kompani.

Sa i përket barrierave doganore mes dy vendeve, Qyra ka nënvizuar se këto gjithmonë kanë ekzistuar, porse janë duke marrë masa në këtë drejtim. Sipas tij, barrierat doganore janë sidomos në pjesët e prodhimeve vendore nga Kosova në Maqedoni dhe anasjelltas.

Problematikë tjetër për qytetarët nga Kosova në Maqedoni është se të njëjtit nuk kanë të drejtën ligjore të blejnë patundshmëri, për çfarë ka kërkuar nga të dy qeveritë të punojnë në këtë drejtim.

Duke renditur problemet që ndikojnë në ekonomitë e dy vendeve, ai thekson se mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë për këtë vend. Ai vlerëson se dy qeveritë duhet të sjellin liberalizimin e fuqisë punëtore në dy krahët e kufirit që të mos kenë më probleme me vizën e punës, porse të kenë procedura më të lehta.

Ndërsa, sa i përket investimeve strategjike, ai thotë se ka mungesë të tyre në Maqedoninë e veriut.

Qyra thotë se viti kaluar kishte shënuar rritje të eksporteve mes Kosovës dhe Maqedonisë së veriut./E.Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024