Kosova U22 mbyll aventurën në Evropianin e Beach Volley me humbje nga Letonia
Lexohet për: 1 min.
7-Voljeboll
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja U22 e Kosovës te femrat, ka mbyllur aventurën e saj në Kampionatin Evropian të Volejbollit në rërë, që u mbajt në Blithoven të Holandës.

Ekipi kosovar, i përbërë nga dyshja Loresa Avdyli dhe Rinesa Hasani dhe i drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, i ka dhënë fund një eksperience të rëndësishme në fazën e grupeve (pjesë e Grupit A) të kësaj gare.

Në përballjen e fundit, dyshja kosovare u mposht me rezultat 0:2 (14:21, 16:21 në sete) nga çifti letonez Konstantinova e Regute.

Ishte një paraqitje solide nga vashat kosovare, por në fund nuk arritën të evitojnë disfatën nga rivalet dukshëm me eksperiencë më të madhe.

Kujtojmë se Kosova përshëndetet nga ky Kampionat Evropian me tri ndeshje të zhvilluara në fazën e grupeve.

Në ndeshjen e parë, ato pësuan humbje nga Austria me rezultat 2:0 (21:14, 21:12 në sete), derisa në ndeshjen e dytë e kishin të pamundur të evitonin humbjen ndaj favoritit të kompeticionit, Holandës, e cila triumfoi me rezultat 2:0 (21:12, 21:8).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025