Kosova shënon me shumë aktivitete Ditën memoriale të policëve të rënë në detyrë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova do të shënojë me një sërë aktivitetesh të premten Ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës dhe me rastin e 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri.

26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.

Agjenda e aktiviteteve:

10:00 – Homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

 13:00 - Homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri- Zupç – Zubin Potok

14:00 – Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës - Liqeni i Ujmanit – Ura e parë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024