Kosova përfiton ilaçin më të shtrenjtë në botë, e merr një fëmijë dy vjeçar
Lexohet për: 2 min.
ilaqi-100424
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një fëmijë nën moshën dy-vjeçare ka marrë ndër ilaçet më të shtrenjta “Zolgensma”. Në Pediatri është aplikuar kjo terapi për trajtimin e sëmundjes së atrofisë spinale muskulare. Kjo është hera e parë që kjo terapi gjenetike është dhënë në Kosovë, e cila ka vlerën rreth dy milionë e 125 mijë dollarë.

Shefi i repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka tregon procedurat që kanë ndjekur për të fituar terapinë falas nga kompania “Novartis”. Sipas tij, ky ilaç pritet të bëjë revulucion në trajtimin e kësaj sëmundje. 

Ai në intervistën për KosovaPress, thotë se kjo sëmundje është e rrallë dhe vdekjeprurëse. 

Teksa flet për aplikimin që kanë bërë në kompaninë zvicerane, Zeka thekson se procedurat kanë nisur para më shumë se një viti. 

Shefi i shërbimit të neurologjisë pediatrike thotë se terapia e aplikuar është më e shtrenjta në botë. 

Në Pediatri trajtohen tetë fëmijë me sëmundjen e atrofisë spinale muskulare. Doktor Naim Zeka potencon nevojën e detektimit të hershëm, gjë që i mungon Qendrës Klinike Universitare. 

Për aplikimin e ilaçit më të shtrenjtë në botë, janë zhvilluar dy cikle të trajnimit përmes stafit qendror të kompanisë “Novartis”. Para aplikimit të terapisë, stafi i repartit të Pediatrisë janë pajisur me certifikata, ku kompania i ka autorizuar për të bërë trajtimin e fëmijëve me këtë terapi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024