Kosova përballet sot me Lituaninë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ku do të ballafaqohet me Lituaninë në udhëtim.

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë pas fitores ndaj Qipros dhe synojnë tri pikë të reja për ta ruajtur hapin me Rumaninë që është lidere e këtij grupi, raporton KosovaPress.

Rivali i sotëm e Kosovës nuk ka asnjë pikë të fituar në kërë kampanjë duke u renditur e fundit në këtë grup ku bëjnë pjesë edhe Qipro dhe Rumania.

Ndeshja Lituani-Kosovë zhvillohet në stadiumin “Gireno” me fillim nga ora 15:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024