Kosova nuk është në agjendën e KiE për 16 e 17 maj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj, në sfondin e 75-vjetorit të organizatës, ndërsa një ditë më herët, kur pritej votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ministrat e Jashtëm do të marrin pjesë në një ceremoni për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës. Agjenda do të përfshijë masat që Këshilli i Evropës po vazhdon të merr në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në 2023 dhe miratimin të një Konvente Kuadër për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e Ligjit. Në fund të takimit, Lihtenshtajni do t'i dorëzojë Lituanisë Presidencën e Komitetit të Ministrave. Ministrja e Lihtenshtajnit për Punët e Jashtme, Arsimin dhe Sportin, Dominique Hasler, do të bëjë vlerësimin e presidencës së saj. Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Shimonyte, do të prezantojë prioritetet e Presidencës së vendit të saj.

Të premten më 17 maj në ora 13:00 është caktuar një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Lihtenshtajnit, kryeministrin e Lituanisë dhe sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Maria Pejçinoviq Buriq. Ndryshe, zëdhënësi i KiE Daniel Holtgen, deklaroi më 8 maj se çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe se për momentin nuk dihet se kur mund të jetë, duke mos dhënë më shumë hollësi. Kosova muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësim në këtë organizatë. Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor 2023, por që kryeministri Albin Kurti e cilësoi të papranueshëm një kushtëzim të tillë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
580
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024