Kosova nis përgatitjet për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë
Lexohet për: 2 min.
9-Kosova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet e para për dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Këto dy ndeshje cilësohen tejet të rëndësishme për ecurinë e “Dardanëve” në këtë raund kualifikues, prandaj fokusi i stafit teknik dhe i lojtarëve është për t’u përgatitur sa më mirë për to, raporton KosovaPress.

Në ditën e parë të stërvitjes ishin vetëm shtatë futbollistë, ku morën pjesë Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Lirim Kastrati, Ermal Krasniqi dhe Betim Fazliji.

Pjesa tjetër e lojtarëve është paraparë që t’i bashkohen grumbullimit gjatë dy ditëve të ardhshme, më pas trajneri Alain Giresse do ta ketë skuadrën e kompletuar.

Stërvitja e sotme u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali nën reshjet e shiut, por pavarësisht këtij fakti dhe numrit të kufizuar, ajo u zhvillua për t’u shërbyer lojtarëve për rigjenerim, kryesisht me ushtrime fizike dhe vrapime të kombinuara.

Ndërkohë, nesër janë paraparë dy stërvitje, njëra në orët e paradites (10:30) dhe tjetra në orët e pasdites (17:0), po ashtu në Hajvali.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024