Kosova me gjashtë garues në Kampionatin Evropian në Spanjë
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova me gjashtë garues në Kampionatin Evropian në Spanjë
New Project - 2026-06-28T162113.550
28/06/2026 - 16:22
Linku u kopjua

Kosova do të përfaqësohet me gjashtë xhudistë në Kampionatin Evropian U18, i cili do të zhvillohet nga 29 qershori deri më 2 korrik në Gran Canaria.

Ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë Jon Kuka (-55 kg), Milot Gashi (-66 kg), Roni Reshitaj (-73 kg), Blerina Gashi (-48 kg), Arba Hasanaj (-70 kg) dhe Elvira Ukaj (-70 kg), ndërsa ekipi do të udhëhiqet nga trajnerja Majlinda Kelmendi.

Në këtë kampionat pritet të marrin pjesë rreth 425 garues (232 meshkuj dhe 193 femra) nga 43 shtete, duke e bërë këtë një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane për grupmoshën U18.

Kosova synon paraqitje të suksesshme dhe rezultate pozitive nga talentët e saj në arenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026