Kosova me dy boksierë në EUBC Cup
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të paraqitet me dy boksierë në “EUBC Cup”, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Boksierët, Bashkim Bajoku (kategoria deri në 54 kilogramë) dhe Shpetim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë) do të përfaqësojnë Kosovën në këtë garë, raporton KosovaPress.

Ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymberi ka paraqitur vetëm këta dy boksierë me përvojë për arsye të konkurrencës së fortë në këtë garë.

Pjesëmarrës në “EUBC Cup” janë 178 boksierë nga 33 shtete, si kampion olimpik, botëror e Evropian, pasi që fondi i shpërblimeve i gjithë kësaj gare do të jetë afro një milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024