Kosova me 8 boksierë në turneun ndërkombëtar në Sarajevë
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova me 8 boksierë në turneun ndërkombëtar në Sarajevë
New Project - 2026-07-27T170242.458
27/07/2026 - 17:03
Linku u kopjua

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon me paraqitjet ndërkombëtare. Kësaj radhe do të marrë pjesë në turneun prestigjioz "Mustafa Hajrulahoviç – Talijan", i cili mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ngjyrat e Kosovës do t'i mbrojnë tetë boksierë:

  • Bashkim Bajoku (55 kg)
  • Riad Isufi (55 kg)
  • Lindor Shala (65 kg)
  • Erdi Aliu (65 kg)
  • Shpëtim Bajoku (70 kg)
  • Ensar Badallaj (70 kg)
  • Flori Tarani (75 kg)
  • Taulant Jakupi (85 kg)

Ekipi udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili njëherësh do të jetë edhe Team Leader i delegacionit.

Ky turne konsiderohet si një test i rëndësishëm për boksierët tanë, në rrugën drejt garave të mëdha evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026