Numri i popullsisë në Kosovë është mbi 1.5 milionë, sipas të dhënave preliminare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Prej tyre, afro 800 mijë meshkuj dhe mbi 790 mijë femra.
Ndërkaq, nga 38 komuna të Kosovës 29 prej tyre kanë zvogëlim të numrit të popullsisë, ndërsa në 9 të tjera është shënuar rritje.
Ai tha se me të dhëna të sakta jemi të sigurtë që nuk do ta humbim rrugën.
Kurti potencoi se nxjerrja e të dhënave të plota dhe të sakta do tu mundësojë shfrytëzuesve dhe vendimmarrësve për orientim të politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se numri rezidentë i banorëve në Kosovë është 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë.
Ndërkaq, nga diaspora sipas të dhënave preliminare janë regjistruar 600 mijë banorë.
Kastrati tregoi se janë 560 mijë banesa të banueshme dhe se ekonomitë familjare janë në rritje me 353 mijë.
Kastrati tregoi se në vitin 2011 mosha mesatare ishte 29 vjet ndërsa në vitin 2024 rreth 34 vjet.
Koordinatorja për zhvillim në UNKT, Arnhild Spence, tha se regjistrimi i popullsisë është një arritshmëri në shtegtinë kosovare drejt zhvillimit. Ajo tha se zhvillimi i qëndrueshëm bazohet në të dhëna dhe se në Kosovë kemi shumë të tilla.
Spence theksoi se duhet kushtuar vëmendje zvogëlimit të varfërisë, për çka potencoi se zhvillimi i ekonomisë nuk është i barabartë dhe se duhet punuar qe të përfitojnë ata që janë më të cenueshëm.
Sipas tij, mbresëlënës ka qenë përdorimi i teknologjisë moderne, derisa përmendi edhe përdorimin e të dhënave GPS.
Regjistrimi i popullsisë ka filluar me 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj.