Kosova mbyll aventurën në kualifikueset e Evropianit U22, në Beach Volley
Lexohet për: 2 min.
VV
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dyshja kosovare Erion Bajrami/Ermal Maliqi është përshëndetur nga kualifikueset e Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë për grupmoshën nën 22-vjeç, që po mbahet në Vilsingen të Holandës, pas disa paraqitjeve të forta gjatë ditës, duke regjistruar një bilanc prej dy fitoreve dhe dy humbjeve.

Në përballjen e parë kualifikuese, dyshja e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi tregoi dhëmbët duke mposhtur me përmbysje dyshen armene Asmarya, K/Nazaryan, me rezultat  2-1 (14-21, 21-13, 15-10) në sete.

Ishte një paraqitje fantastike nga "Dardanët" e rinj, të cilët - në përballjen e dytë të ditës, në kuadër të këtyre kualifikimeve - u mposhtën nga Greqia me rezultat 0-2 (9-21, 18-21) në sete, derisa kishin edhe një shans kualifikimi në vazhdim.

Në takimin e radhës, çifti Bajrami/Maliqi tregoi karakter të vërtetë fituesi, duke u këndellur nga humbja paraprake për të mundur dyshen skoceze Allan/Orr me rezultat 0-2 (6 - 21, 9 - 21) në sete, duke siguruar një përballje kundër Estonisë (Kais/Meius) në proces.

Kosovarët tentuan të bënin më shumë në këtë takim, por pësuan humbje me rezultat 2-0 (21-13, 21-11) në sete, për t'u përshëndetur në mënyrë të dinjitetshme nga gara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025