Kosova kthehet me fitore nga Lituania
Sport
Lexohet për: 2 min.
Kosova kthehet me fitore nga Lituania
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Lituanisë në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” treguan lojë efikase në stadiumin “Dariaus Ir Gireno”, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare për fitoren e dytë në grupin C2.

Në pjesën e parë Edon Zhegrova solli në epërsi “Dardanët” në minutën e 20-të, pas asistimit të Florent Musliut.

Kombëtarja jonë vazhdoi lojën e mirë edhe në 45 minutat e dyta duke thelluar epërsinë përmes Ermal Krasniqit pas asistimit të Milot Rashicës në minutën e 65-të.

Një gabim i mbrojtjes dardane kushtoi me golin e shënuar nga Paulius Golubickas gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet e dyta në tabelë me gjashtë pikë, po aq sa edhe Rumania në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.  

Ndeshjen e radhës “Dardanët” e zhvillojnë në “Fadil Vokrri” kundër Qipros, më 15 tetor, nga ora 20:45.

Dy ndeshjet e fundit të grupit Kosova i përmbyll kundër Rumaninë si mysafire më 15 nëntor dhe Lituanisë si vendës tri ditë më vonë, 18 nëntor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024