“Kosova ka pasur të njëjtën situatë si ne”, flet trajneri i Izraelit
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Izraelit mbajti sot konferencën për media para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Konferenca u shoqërua me masa të rrepta sigurie, ndërsa për mediat folën trajneri i Izraelit, Alon Hazan dhe kapiteni, Eli Dasa, raporton KosovaPress.

Fillimisht, fjalën morri kapiteni Dasa, i cili foli për situatën aktuale në Izrael, duke shpjeguar se si mund ta ndajë atë nga objektivi profesional që e ka kombëtarja.

Ndërkaq, trajneri i Izraelit, Alon Hazan tha se është i krenarë që është në Kosovë, ndërsa e krahasoi luftën e Kosovës me atë të vendit të tij.

Më tej, Hazan foli edhe për Kombëtaren e Kosovës të cilën e cilësoi si ekip shumë të mirë por të pafat, ndërsa tha se ndeshja e nesërme do të jetë shumë e vështirë.

Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë në stadiumin "Fadil Vokrri" ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024. /A.Arifi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024