Kosova e Turqia afër marrëveshjes ushtarake të trajnimeve dhe teknikës
Lexohet për: 1 min.
mehaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, sot ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy vendeve, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej.

“Jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës. Ministri Akar shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit. Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë. Gjithashtu, kemi zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin,  Ajzerbejxhanit, Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso, Aimé Berthelemy Simporé”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/admin/turqia-mbeshtet-anetaresim-e-kosoves-ne-nato-dhe-ne-kie/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025