Gjatë vikendeve por edhe ditëve kur ka festa zyrtare, si dhe gjatë sezonit të verës, do të ketë lehtësira në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo është marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet në mes ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
“Përgjatë periudhës së verës dhe përgjatë vikendeve kur ka fluks të lëvizjes nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht ndërmjet protokollit të parë që do të nënshkruajmë pikërisht do të përcaktojmë që prej 1 qershorit e deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe për çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, theksoi ai.
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se kjo marrëveshje do të lehtësojë procedurat e pritjes.
Sqarime për këto lehtësira kërkoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Mund ta dimë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik edhe në gusht, çka janë disa lehtësira shkon njeriu për andej që shkon për plazh aty të mos ndaloj kjo është ideja, këto disa lehtësia çka do me thënë“, u shpreh Rama.
“Herës së fundit kur isha në Shqipëri para ca ditësh polici kufitar në Vërmicë më uroi rrugë të mbarë“, u shpreh ai.
Më këmbëngulës karshi lehtësira kufitare u shpreh kreu shqiptar.
Sot në Kosovë po mbahet mbledhja e tetë e dy qeverive ku pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve.