Kosova e SHBA do të arrijnë nesër një marrëveshje të rëndësishme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Osmani dhe Allen do të nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.

Zyrtarja e lartë e DASH-it po nesër do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Allen ka arritur sot për vizitë në Kosovë, ku ka vizituar lokacionin arkeologjik të Dresnikut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024