Kosova e kompletuar para miqësores me Burkina Fason
Lexohet për: 1 min.
1-Kosova
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nën urdhrat e trajnerit të ri Alain Giresse, Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar edhe stërvitjen e dytë para ndeshjes miqësore kundër Burkina Fasos, që zhvillohet të enjten në stadiumin "Fadil Vokrri".

Ajo që vlen të përmendet është se skuadra është e kompletuar nga lojtarët që janë ftuar nga trajneri francez, përveq Emir Sahitit që pësoi lëmdim dhe u zëvendësua menjëherë nga Lumbardh Dellova, raporton KosovaPress.

Yje si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Valon Berisha e të tjerë u paraqitën të gatshëm dhe në formë të mirë gjatë kësaj seance stërvitore.

Në 20 minuta stërvitje që ishin të hapura për media, lojtarët bënë nxjemje dhe vrapim të lehtë.

I pranishëm në stafin e trajnerëve ishte dhe Primoz Gliha, i cili e drejtoi kombëtaren pas shkarkimit të Bernard Challandez.

Pas Burkina Fasos, Kosova luan edhe një tjetër ndeshje miqësore, atë kundër Zvicrës në Cyrih.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025