Kosova drejt KIE-së, Daçiq pëlcet nga inati: Ditë turpi
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha se sot është “një ditë turpi” pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka dhënë rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Ai tha se Serbia “do të vazhdojë luftën me të gjitha forcat” që ky vendim të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Sot është një ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë në histori anëtarësimi në diçka që “nuk është shtet” dhe që “nuk i plotëson kushtet elementare” në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut është rekomanduar, përkundrazi, ka refuzuar të formojë asociacionin për 11 vjet, që është obligim i tyre ndërkombëtar. Dhe do të shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit Aleksandër Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formojë asociacionin ose do të jetë përsëri gënjeshtër," tha Daçiq.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg. Kreshnik Ahmeti, pjesë e delegacionit të Kosovës, tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar. “Ky opinion rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës, pa asnjë parakusht shtesë, si shtet evropian sipas nenit 4 të Statutit dhe duke hequr fusnotën nga denominimi. Mirëpresim amandamentet e propozuara dhe miratuara të cilat kërkojnë që të avancohen të drejtat civile të qytetarëve të Kosovës dhe jemi të lumtur që opinioni u mbrojt nga amandamentet të cilat do ta pengonin procesin e anëtarësimit. Rezultati i sotëm është sukses i angazhimit intensiv të të gjitha institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Gjithashtu, mbështetja e fuqishme demokratike në APKiE duhet të shihet si sinjal pozitiv nga Komiteti i Ministrave që ta trajtojë aplikimin e Kosovës në muajin maj të këtij viti. Juristë eminentë të KiE konfirmuan që Kosova plotëson standardet, raportueset politike konfirmuan që Kosova plotësoi parakushtet, APKiE që nga sot rekomandon anëtarësimin. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për hezitim, shtyrje e aq më pak kundërshtim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës,” ka theksuar Ahmeti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024