Kosova drejt KIE-s, Memli Krasniqi shprehet optimist për anëtarësim në maj
Lexohet për: 1 min.
memli-krasniqi
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Me mbi dy të tretat e votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot raportin që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tone, teksa ka falënderuar të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtyn përpara këtë proces për Kosovën. “Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar në APKE i grupit të ALDE-s, anëtare e së cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar në çdo hap të këtij procesi. Tani, me optimizëm, angazhim dhe lobim, presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji,” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025