Kosova dominon por nuk shënon, mbyllet pjesa e parë
Lexohet për: 1 min.
3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e bëllafaqimit ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0, edhe pse është ishin “Dardanët” ata që e dominuan dhe kontrolluan lojën brenda këtyre 45 minutave, raporton KosovaPress.

Donat Rrudhani, Vedat Muriqi dhe Bensart Celina ishin ata që rrezikuan portën e bjellorusëve, por jo sa për ta mposhtur portierin e tyre.

Ndërkohë që trajneri Alain Giresse në minutën e 25’ të ndeshjes u detyrua ta kryente zëvendësimin e parë pas lëndimit të Leart Paqaradës, vendin e të cilit e mori Ermal Krasniqi.

Në këtë ndeshje Kosova po lufton vetëm për fitore, pasi në të kundërtën do t’i humbte gjasat për kualifikim në Euro 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024