Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore është konsistuar sot në takimin e 8 të tyre, për herë të parë pas 7 tentimeve. Puna do të vazhdojë nga sot (e enjte) në bazë të marrëveshjes që është bërë në kryesinë e Kuvendit dhe mandati do të jetë për 6 muaj.
Megjithatë, mbledhja nuk kaloi pa përplasje e tensione mes deputetëve.
Thaçi i VV-së tha se arsyeja pse nuk ka marrë pjesë opozita është që nuk është bërë votimi i marrëveshjes ndërkombëtare. Ai iu bëri thirrje edhe pjesës tjetër të opozitës që të votojnë marrëveshje sepse ka të bëjë me të mirën e qytetarëve dhe nuk bie në domenin e vetëm një qeverie.
Kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, tha se nuk qëndrojnë pretendimet e Thaçit. Në takimin e mbajtur të kryesisë, ata kanë shqyrtuar një letër që e kanë dërguar si pjesë e komisionit dhe kanë kërkuar që kryesia e kuvendit të vendoset më tutje.
Lajmi i plotë në sistemin e me parapagim.