Konjufca: Institucionet të marrin më shumë masa për barazinë gjinore
Lexohet për: 1 min.
barazia gjinore
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e  Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në, kanë mbajtur sot konferencën rajonale lidhur me perspektivën parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kjo platformë duhet të shërbejë për krijimin e barazisë së plotë në mes burrave dhe grave.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet të marrin më shumë masa për krijimin e barazisë gjinore.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, tha se Kosova është në drejtim të duhur për sigurimin e plotë të barazisë gjinore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025