Konjufca: Dinari s’ka kthim prapa në Kosovë, zgjedhjet e reja janë opsioni më i mirë
Lexohet për: 2 min.
glauki
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se vendimi për çështjen e dinarit i takon Kosovës dhe është vendim i cili nuk mund të kthehet mbrapa, pasi një vendim i tillë ka qenë i nevojshëm.

Konjufca u ka thënë mediave, se ekziston një përpjekje ndërkombëtare për të afruar qëndrimet e palës serbe dhe të Kosovës për çështjen e dinarit, por se nuk ka ndodhur ende.

Konjufca i pyetur nëse e përkrah shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është i gatshëm dhe se opsioni më i mirë janë zgjedhjet. Ai tha se duhet të diskutojnë me opozitën se kur është koha e duhur për të shkuar në zgjedhje.

“Jo sot e kemi pasur kryesinë.... E përfunduam, nuk ka pasur asgjë nga këto kërkesa, por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentarë mund të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve, ju e dini që moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është që të shkohet në zgjedhje por tash të gjithë po thonë që është këtë vit. Ka edhe disa muaj, nuk mund të them se cila është koha e duhur për të shkuar në zgjedhje. Edhe kryeministri ka thënë do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje, duhet të ulemi se cila është koha më e përshtatshme”, tha Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025