Drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Cindy McCain, njoftoi se konflikti në Sudan, i cili po vazhdon prej gati një viti, kërcënon të kthehet në krizën më të madhe të urisë në botë.
Ajo tha se luftimet në Sudan kanë shkatërruar jetët e miliona njerëzve në të gjithë vendin e Afrikës verilindore.
WFP vlerëson se rreth 18 milionë njerëz në të gjithë Sudanin përballen me urinë.
McCain u bëri thirrje palëve ndërluftuese të ndalojnë luftën dhe të lejojnë agjencitë humanitare të ofrojnë ndihmën e nevojshme për popullatën e prekur.
Qe atëherë, luftimet janë përhapur në disa pjesë të vendit, me kryeqytetin Khartoum dhe fqinjin Omdurman duke u bërë një fushë beteje urbane. Konflikti ka nxitur gjithashtu dhunën etnike në rajonin perëndimor të Darfurit të Sudanit.
Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, rreth 10 milionë njerëz janë zhvendosur në Sudan për shkak të luftimeve, nga të cilët 4.3 janë të zhvendosur brenda Sudanit dhe 1.2 milion janë larguar në vendet fqinje. Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se një krizë humanitare "e paimagjinueshme" po shpaloset në Sudan.