Konflikti i interesit po konsiderohet sfidë e madhe për shoqërinë kosovare, ndërsa edhe rastet e raportimit të kësaj dukurie janë rritur në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Kështu u tha sot në tryezën me temën “Parandalimi i konfliktit të interesit: Parakusht për besim në institucione”, e organizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), diskutim ky i cili po zhvillohet në kuadër të Javës së Integritetit 2024.
Në këtë takim ishin të pranishëm zyrtarë për parandalimin e konfliktit të interesit nga të gjitha institucionet në vend, të cilët u konsideruan edhe filtri i parë për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
Drejtori i i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj tha se si Agjenci kanë bërë përparime në luftimin e konfliktit të interesit, por që sfidat sipas tij vazhdojnë.
Buleshkaj tha se së shpejti do ta lansojnë sistemin ku do të mund të raportohen në mënyrë elektronike shkeljet e ndryshme përfshirë edhe ato të konfliktit të interesit."Kemi përparime, por rastet po rriten... se pse po rriten a është ky rezultat që ka më shumë konflikt interesi apo ndoshta është një rezultat që qytetarët edhe zyrtarët publikë janë vetëdijësuar më shumë se çka është konflikti i interesit dhe tashmë raportojnë më shumë këto raste. Ne po besojmë që është e dyta”, theksoi ai.
Naser Shamolli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se zyrtarët për parandalimin e konfliktit të interesit janë filtri i parë që e parandalon konfliktin e interesit.
Sipas tij, ndonëse ka ligje që parandalojnë konfliktin e interesit, ekzistojnë probleme strukturore për luftimin e kësaj dukurie.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Nga Policia e Kosovës, Lirim Osmani thotë se si institucion me numër të madh të punonjësve është sfidues aspekti i shmangies së konfliktit të interesit, por ai thekson se kanë rregulla që parandalojnë këtë dukuri.Çmimin për Autoritetin Përgjegjës të Dalluar e ka marrë zyrtarja për parandalimin e korrupsionit në Administratën Tatimore të Kosovës, Albulena Stublla-Krasniqi.
Në Kosovë po shënohet Java kundër Korrupsionit.