Konfiskohet ari e argjend në Prizren, vlera e mallit afër gjysmë milioni euro
Lexohet për: 1 min.
argjendddd
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit.

Të njëjtit kanë konfiskuar ari e argjend në vlerë afër gjysmë milioni euro .

Në njoftim thuhet se janë konfiskuar 10 kg ari pa dokumentacion të rregullt, 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt.

Kurse, vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit. Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore.

Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024