Konfiskohen 266 paketime medicinale pa banderola
Lexohet për: 1 min.
barnaa-1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës gjatë një inspektimi në një barnatore në rrugën "Sheh Emini", në Prizren më datën 5 korrik ka hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola.

Sipas policisë 84 artikuj me 266 paketime të barnave janë sekuestruar nga inspektoriati farmaceutik.

“Gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme”, thuhet në raport.

Sipas policisë barnat ishin  me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024