KEK-u konfirmon se Blloku A-5 është jashtë funksionit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, ka konfirmuar për KosovaPress se Njësia A-5 ka dalë jashtë funksionit.

Bucolli jep sqarime për arsyet e daljes së këtij blloku nga funksioni.

Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat janë në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, tha ai.

Blloku A-5 për rreth 10 muaj ka qënë jashtë funksionit, ndërsa pas remontit, me 7 maj ishte rikthyer në funksion.

https://kosovapress.com/admin/njesia-a-5-ne-kek-serish-jashte-funksionit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024