Konfirmohet se në Evropë u regjistrua temperatura rekord prej 48.8 gradë në vitin 2021
Lexohet për: 1 min.
nxeht
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) konfirmoi të martën se në Evropën kontinentale u regjistrua një temperaturë rekord prej 48.8 C (119.8 F) në vitin 2021.

Sipas gjetjeve të publikuara në Gazetën Ndërkombëtare të Klimatologjisë, temperatura u regjistrua në ishullin e Siçilisë të Italisë më 11 gusht 2021, tha zyrtarja për media e WMO, Clare Nullis në një konferencë për shtyp të OKB-së në Gjenevë.

Nullis deklaroi se rekordi i mëparshëm për Evropën kontinentale prej 48.0 C u mbajt nga qytetet greke të Athinës dhe Elefsinës më 10 korrik 1977 bazuar në burimet zyrtare të qeverisë.

Në një deklaratë për shtyp, raportuesi i WMO Randall Cerveny tha: "Ekstremet e paraqitura përpara WMO për gjykim janë "fotografi" të klimës sonë aktuale. Është e mundur, me të vërtetë e mundshme, që ekstreme më të mëdha të ndodhin në të gjithë Evropën në të ardhmen."

"Ky studim tregon tendencën alarmante për vazhdimin e rekordeve të temperaturave të larta që do të vendosen në rajone të veçanta të botës," tha Cerveny. /Anadolu Agency/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025