Për paqen e qëndrueshme dhe bashkëjetesën në mes të komuniteteve është diskutuar në Prishtinë në kuadër të konferencës së SMART Balkans, që për temë kishte “Promovimin e Stabilitetit dhe Paqes së Qëndrueshme në Kosovë”. Aty është theksuar roli i rëndësishëm i shoqërisë civile dhe mediave në ndërtimin e paqes së qëndrueshme.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës për çështje të pakicave, Emilija Rexhepi, ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për iniciativa që provojnë bashkëjetesën dhe paqen në mes të komuniteteve.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Sotiraq Hroni, ka thënë se nuk mund të gjendet zgjedhje afatgjatë e problemeve pa përfshirjen e komuniteteve.
“Paqja e qëndrueshme në vendet tona nuk mund të arrihet kurrsesi pa qytetarë dhe pa komunitete, çdo përpjekje për të gjetur zgjidhje afatgjatë të problematikave që ende mund të jenë prezent në shoqëritë tona absolutisht nuk mund të realizohen pa përfshirjen e qytetarëve, dhe çdo përpjekje do të ishte e paplotë në këtë drejtim, sepse zgjidhjet e rëndësishme kërkojnë edhe mbështetje, doemos kërkojnë mbështetjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile", ka thënë ai.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Projekti SMART Balkans është një projekt rajonal 4 vjeçar, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe zbatohet në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Programi përmban një skemë grantesh dhe qëllimi kryesor është fuqizimi i shoqërisë civile, për një shoqëri paqësore, gjithëpërfshirëse.