Komunave u bllokohen mjetet nga të hyrat vetanake, AKK ka një kërkesë për MF-në
Lexohet për: 2 min.
te hyrat vetanake
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK) i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave që t’u bart sa më shpejtë komunave mjetet nga të hyrat vetanake nga viti 2023.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkon nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) që sa më shpejt të bëj bartjen e mjeteve financiare të Komunave nga rritja e të hyrave vetanake nga viti 2023. Këto mjete janë të Komunave dhe duket shumë absurd që mjetet e Komunave të bllokohen nga niveli qendror. Kemi të bëjmë më mosbartjen e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2023, e që këto të hyra kapin shifrën e milionave euro”, thuhet në kërkesën e AKK-së.

Sipas AKK-së, Ministria e Finnacave po e zvarrit këtë çështje pa asnjë arsye.

Komunat që kanë tejkaluar planifikimin e të hyrave vetanake për vitin 2023 kanë aprovuar këtë rritje “buxhetore në Kuvendet e Komunave përkatëse mirëpo, MFPT ende nuk i ka bartur këto të hyra dhe i zvarrit pa asnjë arsye. A thua përse ndodhë një veprim i tillë ndaj Komunave? Duhet ditur se MFPT e ka obligim Ligjor që këto mjete t’i bartë te komunat sepse janë të hyra vetjake të komunave”, thuhet më tutje aty.

AKK-ja thotë se me këtë veprim niveli qendror i fut në rreziqe komunat që të mos mund të procedojnë në publikimin e projekteve për të cilat janë destinuar.

“Pra, komunat edhe pse i kanë të destinuara këto mjete për investime kapitale, pra për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kjo nuk mund të ndodhë për shkak pengesave të shkaktuara nga niveli qendror. Komunat janë në pritje të bartjes së të hyrave nga rritja e realizuar nga vete Komunat. I bëjmë ftesë publike Ministrit të ndërmarrë veprimet konkrete ligjore per realizimin e të drejtës së Komunave në të kundërten po neglizhihet në dëm të Komunave e rrjedhimisht në dëm të mosrealizimit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve”, thuhet në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024