Kuvendi i Rahovecit ka mbajtur seancën e rregullt në të cilën u votuan gjashtë pika dhe pika e parë ishte për konstituimin e së drejtës së kalimit nëpër dy parcela komunale, të cilat nuk kanë dalje në rrugë publike, krijimi i të drejtës së kalimit për pronarët e parcelave, të cilët nuk kanë qasje në rrugët kryesore.
Ai ka thënë se për shkak të zhvillimeve që Komuna e Rahovecit ka ndërmarrë, janë detyruar të bëjnë disa ndryshime në këtë drejt-kalim duke formuar dy parcela me qëllim të qasjes më të lehtë për qytetarët.
Sipas Oruqit, qytetarët gëzojnë të drejtat e tyre për kërkesa në Komunën e Rahovecit duke shtuar se ai së bashku me kuvendin dhe komunën janë të gatshëm për bashkëpunim.
“Unë e kam një përgëzim për drejtorin Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe e inkurajojë që me qenë një nga ekspertët të agjencisë kadastrale të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Në seancën u përgëzua edhe klubi i hendbollit Rahoveci për triumfin kampion i Kosovës.