Komuna e Prishtinës ua shkëput kontratat 3 kompanive
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ua ka shkëputur kontratat tri kompanive, siç i ka quajtur ai të papërgjegjshme.

Rama në një njoftim në facebook ka bërë të ditur se kompanitë në fjale nuk kanë respektuar kushtet e kontratës. 

Ai nuk ka dhënë detaje se për cilat kompani bëhet fjalë. 

Postimi i plotë i Ramës:

 Ditëve të fundit kemi shkëputur tre (3) kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara. c

Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t'u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit.  Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024