Komuna e Prishtinës gjatë 2023-së shpenzoi vetëm 50% të buxhetit për investime kapitale
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës në vitin 2023 ka arritur të shpenzojë vetëm 50 për qind të buxhetit për investime kapitale. Krahas sukseseve të arriturave, zyrtarë komunalë thonë se ende nuk janë në nivelin e dëshiruar, teksa shoqëria civile e opozita kritikojnë komunën për planifikim të prokurimit dhe projekte të dështuara.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj thotë për KosovaPress se viti 2023 për komunën ishte më e mirë sesa 2022, por ende nuk janë në nivelet që ata dëshirojnë, teksa përmend mos shpenzimin e gjithë buxhetit për investime kapitale.

Zogaj shtoi se projekte të dështuara gjatë vitit 2023 ishin ai i strehimores së qenve endacakë që nuk është lejuar nga Ministria e Mjedisit, duke thënë që nuk është e paraparë në plan zhvillimor komunal.

Ai përmend edhe mos nisjen për realizimin e unazës së jashtme të kryeqytetit, për të cilin thotë se komuna do të bëjë çmos të realizohet si projekt përgjatë vitit 2024.

Hulumtuesi nga Iniciativa për Progres (INPO) Valmir Ilazi u shpreh për KosovaPress se kanë pasur vërejtje gjatë votimit të buxhetit në shtator, i cili nuk ishte në përputhje me rregulloren ligjore, dhe gjithashtu Zyra e Kuvendit të Prishtinës nuk ka mbajtur konsultime publike.

Ai shton se punët në terren janë një “lëmsh i vërtetë”, ku kryetari i Komunës të Prishtinës, Përparim Rama ka dhënë mbi 200 premtime, por mbetet shqetësuese realizimi i tyre.

Ai shtoi se INPO ka pasur vërejtje të vazhdueshme, sepse Komuna e Prishtinës nuk duhet të ketë numër të madh të kontratave për procedurë të negociuar.

Ankesat ndaj Komunës së Prishtinës nuk kanë munguar as nga opozita. Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje, Besart Krasniqi kritikon komunën për projekte të dështuara.  Ai thotë se këto vendime nuk ka qenë të duhura si bllokimi i rrugës “Xhorxh Bush”, problemi me mbeturina dhe qentë endacakë.

Ndryshe, buxheti komunal i Prishtinës për vitin 2024 do të jetë 123 milionë, 699 mijë e 998 euro. Kryetari Përparim Rama pati deklaruar se si pjesë e këtij buxheti për transformimin e kryeqytetit janë ndarë 40 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale, ku përfshihen ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani”, ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, revitalizimi i Tullëtores. Gjithashtu, në buxhetin 2024 parashihet edhe shtimi i parqeve, menaxhimi i mbeturinave, transporti publik, ndërtimi i thertores për kafshë. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024