Komuna e Prishtinës bashkë me Ndërmarrjen Publike “Termokos” dhe KfW Kosovo kanë nënshkruar marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore. Punimet për këtë projekt pritet të nisin në fund të vitit të ardhshëm apo fillim të vitit 2024.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se ky projekt që mundëson ngrohjen me energji diellore është i pari në rajon dhe i dyti në Evropës. Ai tha se ky investim e ndihmon Termokos-in në shtim të kapaciteteve të saj për ngrohje.
Kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani, u shpreh se me këtë marrëveshje po e fusin komunën e Prishtinës në një fazë të re për sigurimin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.
Sipas tij, me këtë projekt mundësohet kyçja në rrjet të ngrohjes për një pjesë të mbetur të lagjes së “Arbërisë” dhe “Tophanen”.
Osmani u shpreh se ky punimet për këtë projekt planifikohen të nisin në fundin e vitit 2023 apo fillimin e vitit 2024.
“Parashihet që fundi i vitit të ardhshëm, fillimi i viti 2024 veç të fillojmë me punimet në bazë të planit dinamik të cilin e kemi paraparë, projekti është kompleks dhe shkon në disa faza”, tha Morina.
“Ne në emër të qeverisë gjermane po zbatojmë bashkëpunimin financiar gjerman në Prishtinë, veçanërisht në sektorin e energjisë. Mendoj se me këtë investim po fillojmë një epokë të re për qytetin e Prishtinës duke futur burimet e rinovueshme të energjisë si burim energjie për sistemin e ngrohjes ... Kjo nuk është vetëm një teknologji e re në Kosovë, por edhe për rajonin dhe do të jetë një nga impiantet më të mëdha në Evropë të kësaj lloj teknologjie. Prandaj jemi vërtet të emocionuar, kjo gjë nuk ishte e lehtë. Në dy vjetët e fundit kemi marrë një mbështetje të madhe nga qyteti i Prishtinës. Ne kemi punuar me Termokosin dhe me BERZH-in dhe partnerët tanë në strukturimin dhe realizimin e këtij projekti. Ne patëm gjithashtu një mbështetje të madhe nga komisioni i BE-së dhe nga objekti i investimeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.